Dark Mode Light Mode

Arrestohet një serb për krime lufte ndaj popullatës civile në Vushtrri

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut.

I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

Advertisement

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 1 =

Previous Post

I plagosuri në Prishtinë është nga familja e njohur si ‘Capat’ – krejt çka dihet për tentim vrasjen

Next Post

Sekiraqa plagosi Gashin. Zbulohet se çka deklaroi ai në polici

Advertisement