Dark Mode Light Mode

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga këtë të hënë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e operacioneve për goditjen e paligjshmërive në kufi dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, policia ndaloi shtetasin: Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 40-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 − one =

Previous Post

“Nuk e lexoi propozimin e paqes”, Trump shprehet i zhgënjyer nga presidenti ukrainas

Next Post

Zhdukja e 56 vjeçarit shqiptarit në Austri, vetura gjendet në Gjermani

Advertisement