Dark Mode Light Mode

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte të dhunimit te femrave shqiptare

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte të dhunimit në muajin prill të vitit 1999.

Në një komunikatë për shtyp të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, thuhet se të dyshuarit janë arrestuar gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së këtij misioni dhe policisë së Kosovës dhe se janë bastisur edhe shtëpitë e tyre.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se “aksioni është realizuar në Baimoc (Babin Most) dhe Vushtrri”.

Advertisement

Rasti thuhet se është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Zëri

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − 6 =

Previous Post

Mr.TERNAVA: BIK i kontribuon tolerancës ndër fetare

Next Post

Sipas një raporti të OKB-së: Serbët dhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë

Advertisement