Dark Mode Light Mode

Arrestimi i Burim Shalës sukses hetimor apo skenar për masë më të butë? Burimet flasin për dakordim paraprak

Arrestimi i Burim Shalës në Prizren është paraqitur si rezultat i veprimeve hetimore të organeve të rendit, por informacione të reja që kanë arritur në redaksinë e Sinjalit hedhin dyshime serioze mbi mënyrën dhe qëllimin e këtij arrestimi.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me procedurën, bëjnë të ditur se arrestimi nuk ka qenë produkt i një operacioni tipik hetimor, por dyshohet të ketë qenë rezultat i një dakordimi paraprak, me qëllim që i dyshuari të paraqitet para organeve pa rrezikuar caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas këtyre burimeve, ekziston pritja që prokurori i rastit, Halim Borovci, të mos insistojë në caktimin e paraburgimit ndaj Shalës, pavarësisht faktit se ai kishte qenë në arrati dhe se ndaj tij rëndojnë dyshime për keqpërdorime me dëm të konsiderueshëm të pretenduar.

Advertisement

Gjithnjë sipas të njëjtave burime, skenari i mundshëm procedural pritet të orientohet drejt një mase më të butë sigurie, çka ka ngritur pikëpyetje brenda qarqeve profesionale për standardin e trajtimit të rasteve të ngjashme.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka vendim zyrtar nga gjykata për masën e sigurisë dhe mbetet të shihet nëse prokuroria do të kërkojë paraburgim apo ndonjë alternativë tjetër ligjore.

Sinjali është duke tentuar të marrë një qëndrim zyrtar nga prokurori i rastit dhe nga institucionet përkatëse. Sapo të sigurohet përgjigjja, ajo do të publikohet e plotë.

Çështja mbetet në zhvillim dhe vendimmarrja e radhës pritet të sqarojë nëse arrestimi ishte sukses real hetimor apo pjesë e një zgjidhjeje të negociuar procedurale.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + fourteen =

Previous Post

Ramadani: Gatishmëria e FSK-së për kontribut në Gaza, sjellje serioze e shtetit tonë

Next Post

Speciale e konfirmon: Profozic nuk ka mbajtur ligjëratë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’

Advertisement