Dark Mode Light Mode

Arrestimet e Gjykatës Speciale me spektakël, tensionojnë sigurinë në Kosovë

Aksionet e policisë speciale të EULEX-it të cilët nën urdhrat e Gjykatës Speciale po kryejn arrestime spektakolare të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që kanë shprehur vullnetin të dorëzohen vet sapo të ftohen, kanë tensionuar gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Burime brenda institucioneve të sigurisë, kanë treguar se policët e EULEX-it nuk janë duke bashkëpunuar me asnjë instancë të sigurisë në Kosovë, duke bërë provokime për eskalim të situatës.

Të njëjtat burime kanë treguar se Policia e Kosovës tashmë është detyruar ti mobilizoj forcat speciake për të mënjanuar provokime që mund të qojnë në trazira qytetare në dëm të shtetit të Kosovës.

Advertisement

Policia e Kosovës të premten pasdite ka nxjerr në shumë pika kontrolli policët special pasi kanë marrë informacione se në këto spektakle të Gjykatës Speciale mund të interferojnë edhe shërbime sekrete që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe fajësimin e ish pjesëtafëve të UÇK-së për të njëjtat trazira.

Prej momentit të skandalit në Gjykatën Speciale ku mijëra dokumente kanë rrjedhur në publik, asnjë zyrtarë ndërkombëtar nuk ka dhënë dorëheqje apo vendosur para përgjegjësisë.

Ndërsa, për të njëjtin skandal të Speciales, e njëjta sot arrestoi në Prishtinë dy krerët e OVL UÇK vetëm sepse në zyrat e tyre persona të panjohur i dërguan dosjet e Gjykatēs Speciale që dëshmojnë se e njëjta Gjykatë ka bashkëpunuar me kriminelë serbë gjatë përpilimit të aktakuzave për krerët e UÇK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − three =

Previous Post

Jashari: Të reagojnë institucionet, do të derdhet gjaku

Next Post

Uran Ismaili, PDK: Demonstrimi i sotëm i forcës në zyrat e OVL-UÇK i panevojshëm, Kosova është shembulli i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare

Advertisement