Dark Mode Light Mode

Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spitali gjatë kontrolleve mjekësore

Një arratisje e pazakontë ka ndodhur mesditën e së martës në Spitalin e Durrësit, ku i burgosuri Altin Ndoci, 39 vjeç, ka arritur t’u shpëtojë efektivëve të Policisë së Burgjeve gjatë qëndrimit në pavionin infektiv për kontrolle mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas të dhënave fillestare, Ndoci ka goditur me grusht një nga efektivët dhe është përplasur me të tjerët, duke shfrytëzuar afërsinë e repartit me parkimin e spitalit. Ai ka zbritur nga kati i tretë dhe është larguar me vrap drejt një makine Audi të bardhë që e priste jashtë. Një prej efektivëve ka qëlluar me armë në ajër për ta ndalur, por pa sukses.

Policia dhe Drejtoria e Burgjeve kanë konfirmuar arratisjen, duke bërë të ditur se kërkimet për kapjen e tij vijojnë.

Advertisement

Ndoci ndodhej në paraburgimin e Durrësit dhe është emër i njohur për organet e drejtësisë, pasi hetohet nga SPAK-u për përfshirje në katër vrasje dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ky rast është duke u trajtuar si një ngjarje me rrezikshmëri të lartë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se do të ndërmarrin të gjitha masat për kapjen e tij sa më shpejt.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =

Previous Post

Katari paralajmëron: Përshkallëzimi SHBA–Iran do të ishte katastrofik për rajonin

Next Post

DnV kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve në të gjitha vendvotimet

Advertisement