Dark Mode Light Mode

Armatim, mina dhe uniforma të Policisë së Serbisë zbulohen në një shtëpi të braktisur në Mitrovicë të Veriut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veriore, përkatësisht zyrtarë policorë të kësaj drejtorie, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore dhe përmes kontakteve të vazhdueshme me qytetarë, kanë pranuar të mërkurën informata se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, në Mitrovicë të Veriut, dyshohej se mund të gjendeshin mjete ilegale.

Në bazë të këtyre informacioneve, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme operative. Si rezultat, gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e braktisur janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e mjeteve ilegale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: një karikator i zbrazët për armë të gjatë, një bajonetë, një shishe plastike e mbushur me saqme, kapsula për fishekë, sasi e barutit, një rrip brezi ushtarak, një minë kundër këmbësorie, pjesë për mbushje të fishekëve, detonator për mina, targa të automjetit të ish-Milicisë, tre fishekë të armës së gjuetisë, trembëdhjetë (13) fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy (2) fishekë të kalibrit 12.7 mm, dy (2) fishekë të kalibrit 20 mm, dy (2) gëzhoja të kalibrit 12.7 mm, një xhaketë ushtarake dimërore, një palë doreza ushtarake, si dhe katër (4) këmisha të Policisë së Serbisë.

Advertisement

“Meqenëse gjatë kontrollit janë hasur materiale të rrezikshme eksploduese, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), të cilët kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes sasinë e barutit, fishekët e kalibrit 12.7 mm dhe 20 mm, si dhe minën kundër këmbësorie bashkë me detonatorin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Në fund, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin emergjent 192.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 3 =

Previous Post

Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë pjesë e “testimeve” të dronit të ashtuquajtur Skifter 1: S’kemi dhënë autorizime

Next Post

Fotografitë e Kurtit te “prodhuesi” i dronëve, Haradinaj: Dron imagjinar, etja për showbiz është mania e këtij pushteti

Advertisement