Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani”: Përkrahje për ruajtjen e natyrës dhe ekuilibrin ekologjik në Gjilan

Në një vizitë të veçantë, Arbër Ismajli së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Krenar Xhaferin, dhe kandidatët për Asamble Komunale, Muhadin Hazirin dhe Bedri Ajetin, u takuan me kryesinë e Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani”. Kjo organizatë përfaqëson qindra anëtarë të jashtëzakonshëm, të angazhuar në ruajtjen e natyrës, mirëmbajtjen e faunës dhe jetës së egër në trevat e Gjilanit.

Ismajli theksoi se gjuetia duhet të ecë paralelisht me përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe se gjahtarët e Gjilanit, me përvojën e tyre, janë model i ruajtjes së ekuilibrit natyror dhe respektimit të ligjit.

Ai zotoi se në qeverisjen e ardhshme, Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani” dhe shoqata të ngjashme do të kenë mbështetjen e merituar institucionale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbrojtjen e natyrës, zhvillimin e turizmit malor e rural dhe fuqizimin e qytetit.

Advertisement

“Ecim bashkë për fitore dhe për një Gjilan më të qëndrueshëm dhe të zhvilluar,” përfundoi Ismajli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × two =

Previous Post

Arbër Ismajli viziton profesionistët e shëndetësisë në Gjilan: Përkrahje dhe respekt për mantelbardhët

Next Post

Hajdari: Qytetari e ka të qartë adresën për zgjidhjen e problemeve në Drenas – PDK

Advertisement