Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton një laborator: Gjilani ka njerëz që punojnë me zemër

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli bashkë me kandidatin për asamble, Burim Elezi, ka vizituar laboratorin “Elita” në Gjilan.

Ai ka thënë se laboratori është shembull i njerëzve që punojnë me zemër dhe që bëjnë më të mirën për qytetin e Gjilanit.

“Bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Burim Elezin, patëm nderin dhe kënaqësinë të vizitojmë Laboratorin “Elita” në Gjilan, një vend ku profesionalizmi, përkushtimi dhe ndershmëria në punë ndihen që në hyrje”, ka thënë Ismajli.

Advertisement

“Ky laborator, nën drejtimin e z. Mustaf Mustafa, është një histori e suksesit të qytetit që ka ndërtuar besim te mijëra qytetarë përmes shërbimeve të sakta dhe kujdesit njerëzor”, ka thënë ai.

“Në çdo cep të Laboratorit “Elita” shihet puna serioze, investimi në pajisje moderne dhe përkushtimi për ta ofruar më të mirën në fushën e analizave mjekësore. Këto janë modele që e rrisin qytetin tonë dhe e bëjnë krenar secilin prej nesh”, ka thënë Ismajli.

“Falënderim i veçantë për z. Mustaf për mikpritjen dhe për modelin që ai përfaqëson të një njeriu të punës, të vlerave dhe të kontributit të vazhdueshëm në qytet”, ka thënë ai.

Sipas tij, Gjilani ka njerëz që punojnë me zemër dhe që çdo ditë e bëjnë qytetin tonë më të mirë.

“Ne do të jemi pranë tyre, për t’i mbështetur dhe për të ndërtuar bashkë një të ardhme me më shumë mundësi e më shumë besim të përbashkët”, ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × one =

Previous Post

Hajdari: Bylykbashët e Terstenikut i japin zemër fitores së PDK-së

Next Post

Ismajli vazhdon tubimet në Gjilan: Në çdo fytyrë shihej shpresa për qeverisje të re që punon

Advertisement