Në kuadër të takimeve të vazhdueshme me bizneset lokale, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, së bashku me kandidatet për Asamblenë Komunale, Arzie Jusufi dhe Gresa Krasniqi Fazliu, vizituan kompaninë e njohur “Jaffa Plus”.
Kjo kompani, tashmë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve, ka arritur të fitojë besimin e konsumatorit me cilësi, profesionalizëm dhe seriozitet. Gjatë vizitës, Ismajli pa nga afër organizimin e shkëlqyer të punës, stafin e përkushtuar dhe vizionin e qartë për zhvillim që e karakterizon këtë ndërmarrje.
“Biznese si ‘Jaffa Plus’ janë modeli më i mirë i përkushtimit dhe suksesit vendor. Me punë e sakrificë po e ngrisin lart emrin e Gjilanit,” tha Ismajli, duke falënderuar drejtuesit e kompanisë për pritjen e ngrohtë dhe respektin e veçantë.
Ai theksoi se mbështetja për bizneset e ndershme vendore do të jetë e plotë, sepse vetëm përmes zhvillimit ekonomik e krijimit të vendeve të reja të punës mund të ndërtohet një Gjilan më i zhvilluar dhe më i qëndrueshëm për qytetarët e tij.
👉🏼 #BashkëPërFitore
👓 #GjilaniPërtej
🗳 #ArberIsmajli #113