Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton kompaninë “AG-GLASS Sh.P.K.” – Shembull i inovacionit dhe suksesit në Gjilan

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, vizitoi sot kompaninë “AG-GLASS Sh.P.K.”, një ndërmarrje që ka sjellë inovacion dhe cilësi në qytet përmes teknologjisë së fundit në përpunimin e xhamit.

Ismajli theksoi se xhamprerësja moderne, pajisje e teknologjisë së fundit, e vendos këtë kompani në nivelin më të lartë të prodhimit dhe përpunimit të xhamit në Republikë. Ai vlerësoi investimin e kompanisë, i cili ka ngritur standardin e punës dhe e ka shndërruar në një shembull të suksesit të biznesit vendor.

“Kjo është dëshmia më e mirë se me guxim, dije dhe vizion mund të ndërtohen kompani që i bëjnë nder Gjilanit dhe Kosovës”, u shpreh Ismajli.

Advertisement

Ai falënderoi drejtuesit dhe punëtorët për mikpritjen dhe përkushtimin, duke theksuar se puna e ndershme dhe besimi në të ardhmen janë çelësi i suksesit. Ismajli premtoi se do të jetë gjithmonë pranë biznesit vendor dhe do të mbështesë zhvillimin e potencialit të tyre.

#ArbërIsmajli #LDK #GjilaniPertej #BashkePerFitore #BiznesVendor #Inovacion #ZhvillimEkonomik

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven − 7 =

Previous Post

Arbër Ismajli viziton Shoqatën e të Verbërve në Gjilan – Përkushtim ndaj çdo qytetari

Next Post

Uran Ismaili konfirmon debatin, e fton edhe Përparim Ramën të marrë pjesë (VIDEO)

Advertisement