Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton Auto Servisin “Mbreti” në Gjilan: “Biznese të tilla janë pasuria jonë e vërtetë”

Një tjetër takim frytdhënës ka zhvilluar kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili u mirëprit nga pronari i Auto Servisit “Mbreti”, z. Driton Selmani, dhe ekipi i tij profesional.

Gjatë këtij viziti, Ismajli u shpreh i impresionuar nga puna, përkushtimi dhe korrektësia e këtij biznesi lokal, i cili tash e sa vite shërben qytetarët me profesionalizëm.

Advertisement

“Auto Servis ‘Mbreti’ është dëshmi e aftësisë dhe mjeshtërisë gjilanase, aty ku profesionalizmi dhe pasioni për punën shihen në çdo detaj. Biznese të tilla janë pasuria jonë e vërtetë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e vizionit tonë për një Gjilan më të fortë ekonomikisht, me më shumë vende pune dhe hapësirë për inovacion”, tha Ismajli.

Ai falënderoi pronarin Driton Selmani dhe ekipën e tij për mikpritjen, duke theksuar se komuna do të jetë gjithmonë pranë profesionistëve dhe bizneseve vendore.

“Qyteti forcohet kur nderohet puna e vlerësohet kontributi. Suksesi i tyre është sukses i të gjithëve. Bashkë, ecim për fitore”, shtoi ai.

Auto Servis “Mbreti” në Gjilan është tashmë një emër i njohur në fushën e shërbimeve automobilistike, duke fituar respektin e qytetarëve për cilësi dhe korrektësi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × one =

Previous Post

Arbër Ismajli viziton fabrikën “Grid Group” në Gjilan

Next Post

Besnik Osmani viziton kompaninë “Koral Corporation”: “Mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për zhvillim ekonomik”

Advertisement