Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar drejtuesit e kampionit të Kosovës në futboll, Drita.
Gjatë këtij takimi, Ismajli ka uruar drejtuesit dhe futbollistët e klubit për sukseset e arritura ndër vite, teksa ka premtuar se nuk do të mungojë përkrahja e Komunës për sportin.
“U ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e familjes bardhë e kaltër të FC DRITA, klub që është zemra dhe krenaria e çdo gjilanasi, brenda dhe jashtë vendit! I falënderoj me gjithë zemër Flamur Bunjakun, Valon Murselin dhe Feti Murselin për mikpritjen, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe për punën që po e bëjnë me zemër për këtë klub legjendar.
Faleminderit edhe lojtarëve tanë të mrekullueshëm, që me pasion, guxim e djersë po e bëjnë DRITËN dhe Gjilanin krenar në çdo fushë, madje edhe në arenën ndërkombëtare. Ju jeni ambasadorët e vërtetë të qytetit tonë, shembull i unitetit, disiplinës dhe shpirtit garues që na bashkon të gjithëve! Në qeverisjen tonë të ardhshme lokale, FC DRITA do ta ketë përkrahjen e plotë në çdo aspekt, në infrastrukturë, në përkrahje institucionale dhe në përmirësimin e kushteve për futbollistët dhe klubin në tërësi. Sepse, ne konsiderojmë që kur DRITA fiton, fiton i gjithë Gjilani! Kjo është DRITA që na bashkon, kjo është forca që nuk ndalet! Faleminderit shumë për gjithçka!”, thuhet në postimin e tij.