Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: “Ta duash Gjilanin është akt i vërtetë patriotizmi qytetar”

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka dërguar një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Gjilanit, duke theksuar se dashuria për qytetin është mbi çdo ndarje politike.

Në fjalën e tij, Ismajli tha se ta duash Gjilanin me zemër është një akt i vërtetë patriotizmi qytetar dhe një kulturë që sot na duhet më shumë se kurrë. Ai theksoi se dashuria për qytetin nuk duhet të mbetet në fjalë, por të shndërrohet në punë të ndershme dhe përkushtim për njerëzit e tij.

“Unë nuk do të jem kurrë pjesë e mashtrimit elektoral, sepse ta duash Gjilanin do të thotë të mos e gënjesh, të mos e mashtrosh dhe të mos e vjedhësh. Të duash Gjilanin do të thotë të punosh për të me ndershmëri dhe dashuri të sinqertë,” – u shpreh Ismajli.

Advertisement

Ai shtoi se qytetarët e Gjilanit duhet të ruajnë respektin e ndërsjellë edhe pas ditës së zgjedhjeve, sepse përtej politikës, ata mbeten fqinj, miq dhe bashkëqytetarë.

Në fund, Arbër Ismajli u zotua se do të japë gjithçka nga vetja për të ardhmen e qytetit që e do me gjithë shpirt.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six + one =

Previous Post

Besnik Osmani: Çdo vendbanim do të jetë në qendër të vëmendjes sonë

Next Post

Ndriçim, pastrim, trotuare, parqe, Ismaili: Çdo lagje e Prishtinës do të ndjejë përmirësime konkrete

Advertisement