Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shpalosur sot tri projektet kryesore që do të realizohen në Pogragjë gjatë qeverisjes së tij.
Ismajli tha se qytetarët e Pogragjës do të kenë ujë të pijshëm të sigurt për çdo familje, asfaltim të rrugëve lokale dhe funksionalizim të Kalasë së Pogragjës si një destinacion turistik.
“Përveç këtyre, një prioritet tjetër është edhe pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit, duke krijuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët,” tha Ismajli.
Ai shtoi se këto projekte janë pjesë e vizionit të tij për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të jetueshëm, duke theksuar se Pogragja do të ketë vend të veçantë në planin e tij qeverisës.
#BashkëPërFitore
#GjilaniPërtej
#ArberIsmajli #113