Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar premtimet kryesore për fshatin Zhegër, duke theksuar se kjo zonë do të jetë pjesë e rëndësishme e planit zhvillimor të Gjilanit të ri.
Në takimet me banorët e Zhegrës, Ismajli ka listuar disa nga prioritetet që do të realizohen gjatë mandatit të tij:
✅ Sigurimi i ujit të pijshëm për të gjitha lagjet e fshatit;
✅ Finalizimi i sallës dhe palestrës së sportit, për të mbështetur të rinjtë dhe aktivitetet rekreative;
✅ Përfundimi i rrugës së Kumanovës me dalje në urën kryesore, për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen infrastrukturore;
✅ Ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi publik në Shurdhan;
✅ Investime të qëndrueshme në infrastrukturën lokale.
“Zhegri ka potencial të madh zhvillimi dhe do të ketë vëmendjen e merituar. Ne do të sjellim zgjidhje konkrete, investime reale dhe standarde të reja në jetën e qytetarëve,” u shpreh Ismajli.
Ai theksoi se bashkë me qytetarët, LDK po ndërton projektin fitues për Gjilanin e punës, dinjitetit dhe përparimit.
#ArberIsmajli #LDK #GjilaniPertej #BashkePerFitore👓 #113 #Zhegër