Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Përkrahja për bizneset kreative është garanci për zhvillimin e Gjilanit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatin për asamblenë komunale, Fitim Bajrami, kanë vizituar biznesin kreativ “Menakon Creations”, të udhëhequr nga Metush Zymberi dhe Nadire Binaku-Zymberi.

Ismajli vlerësoi lart punën dhe kreativitetin e këtij brendi gjilanas, i cili tashmë është i njohur edhe jashtë vendit. Ai tha se “Menakon Creations” është shembull se si Gjilani ka kapacitet dhe ide të mëdha, të cilave u duhet dhënë hapësirë dhe mbështetje institucionale.

“Ne zotohemi që në qeverisjen tonë të ardhshme lokale, biznese të tilla do ta kenë përkrahjen e plotë, sepse çdo vend i ri pune dhe çdo projekt i suksesshëm është një hap përpara për të ardhmen e Gjilanit,” deklaroi Ismajli.

Advertisement

Ai shprehu mirënjohje për punën e jashtëzakonshme të ekipit të “Menakon Creations”, duke theksuar se drejtimi i zhvillimit të qytetit duhet të jetë në punësim, perspektivë dhe mbështetje të ideve që gjenerojnë sukses.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − two =

Previous Post

Uran Ismaili prezanton nga ora 19:00 zotimet për Ulpianën: dy parkingje nëntokësore dhe fasadim e izolim të ndërtesave banesore

Next Post

SKANDAL: Prishtina pa ngrohje, Termokos jep mijëra euro në muaj për portalet dhe televizionet kosovare

Advertisement