Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Mësimdhënësit e Gjilanit janë shtylla e shpresës për ndryshim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim madhështor me mësimdhënësit e komunës, duke i cilësuar ata si shtylla të zhvillimit dhe zëri i shpresës për ndryshim.

Takimi ishte gjithashtu edhe një homazh për babain e tij të ndjerë, profesor Ruzhdi Ismajli, dhe nënën e tij, profesor Zize Ismajli, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në arsim dhe në zhvillimin e Gjilanit.

“Mësimdhënësit janë heronjtë e heshtur që me sakrificë dhe përkushtim kanë ndërtuar bazat e arsimit në Gjilan. Ata kanë qenë pjesë e shtetbërjes, kanë fituar lirinë dhe kanë ndërtuar Republikën. Sot, detyra jonë është që t’i vlerësojmë dhe t’u japim trajtimin e merituar,” u shpreh Ismajli.

Advertisement

Ai u zotua se me mësimdhënësit do të ndërtojë një sistem arsimor më të fortë dhe më modern, ku puna dhe sakrifica e tyre do të vlerësohen e mbështeten maksimalisht.

Ismajli falënderoi të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin dhe kontributin e tyre, duke shprehur mirënjohje të veçantë për profesor Muharrem Bunjakun për organizimin e këtij takimi.

“Me besimin dhe përkushtimin tuaj, Gjilani do të ketë një fitore plebishitare dhe një të ardhme të ndritur, ku arsimi do të jetë në një nivel krejtësisht tjetër,” tha Ismajli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 5 =

Previous Post

Arbër Ismajli: Turizmi lokal, potencial i madh për zhvillimin e Gjilanit

Next Post

Krasniqi: Llapushniku qëndron i vendosur dhe besnik për PDK-në dhe Petrit Hajdarin për kryetar

Advertisement