Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një tubim madhështor me qytetarët e lagjeve Dheu i Bardhë, 2 Korriku, Banja dhe Fidanishte, ku përkundër shiut, atmosfera ishte e jashtëzakonshme.

Ismajli tha se ky takim tregoi qartë se qytetarët janë të vendosur për ndryshim dhe se zhgënjimi nga pushteti aktual është i madh.

“Qytetarët na dhanë një mesazh të qartë se Mjaft është mjaft, Gjilani meriton shumë më shumë. Ne nuk do të jemi pushtet që harron qytetarët, por pushtet që punon çdo ditë për ta,” deklaroi ai.

Ai theksoi se mungesa e investimeve, rrugët e lëna pas dore, mungesa e kujdesit komunal dhe premtimet e pambajtura të qeverisjes aktuale, kanë rritur bindjen se Gjilani ka nevojë për një vizion të ri.

Në fjalën e tij, kandidati i LDK-së shtoi:
“Është koha për llogaridhënie, për përgjegjësi dhe për një projekt të ri që i shërben vetëm qytetarëve të Gjilanit. Në këto lagje pashë shpresë, besim dhe vendosmërinë se kjo betejë do të fitohet bashkë.”

SHPËRNDAJE