Dark Mode Light Mode
Besnik Osmani viziton mullirin qindra vjeçarë në Graboc të Poshtëm
Arbër Ismajli me vizitë në NPL “Tregu”: Punëtorët e pastrimit janë heronjtë e heshtur të Gjilanit
Arbër Ismajli: Premtime konkrete për fshatin Livoç i Epërm

Arbër Ismajli me vizitë në NPL “Tregu”: Punëtorët e pastrimit janë heronjtë e heshtur të Gjilanit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Asamble Komunale, Driton Nuhiu dhe Florina Jerliu, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”.

Gjatë vizitës, Ismajli falënderoi Kryeshefin Ekzekutiv, Avdyl Jerliu, dhe gjithë punëtorët e ndërmarrjes për angazhimin e tyre të përditshëm në mbajtjen e qytetit të pastër e të rregulluar.

“Punëtorët e NPL ‘Tregu’ janë heronjtë e heshtur të Gjilanit, të cilët pa shumë fjalë por me shumë përkushtim kujdesen për ambientin tonë të përbashkët. Ky angazhim është një vlerë që duhet respektuar dhe mbështetur”, tha Ismajli.

Advertisement

Ai theksoi se në qeverisjen e ardhshme të LDK-së, do të ketë dyer të hapura për bashkëpunim me të gjitha ndërmarrjet publike, duke shtuar se një qytet i pastër është pasqyra më e mirë e kulturës dhe dinjitetit të një populli.

“Gjilani meriton shumë më shumë. Së bashku do ta bëjmë Gjilanin e ri, qytet për të cilin do të na kenë lakmi të gjithë”, u shpreh kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − one =

Previous Post

Besnik Osmani viziton mullirin qindra vjeçarë në Graboc të Poshtëm

Next Post

Arbër Ismajli: Premtime konkrete për fshatin Livoç i Epërm

Advertisement