Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Me Drita Isufi Ahmetin dhe familjen e saj ndjejmë forcën e vërtetë të fitores

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me familjarët e Drita Isufi Ahmetit, kandidates për Asamblenë Komunale me numrin 18 në listën fituese të LDK-së.

“Kaluam momente shumë të veçanta me familjarët e Drita Isufi Ahmetit, kandidates sonë për Asamblenë Komunale. Ky takim na dha edhe një herë bindjen se kur ke pas vetes njerëz të ndershëm, punëtorë e me zemër të madhe, rruga e fitores bëhet më e lehtë,” ka deklaruar Ismajli.

Ai ka vlerësuar Dritën si një grua të përkushtuar e me ndikim pozitiv në komunitet, duke theksuar se përveç mbështetjes së familjes, ajo gëzon edhe dashurinë dhe respektin e shumë qytetarëve të Gjilanit.

Advertisement

“Jemi të bindur fuqishëm se me Dritën në Kuvendin Komunal, zëri i familjeve të ndershme gjilanase do të dëgjohet fort dhe me dinjitet. Numri 18 është besa dhe mbështetja që kjo familje i jep Gjilanit të ri, për ta jetësuar vizionin tonë të përbashkët,” shtoi ai.

Në fund, Ismajli u shpreh mirënjohës për pritjen dhe përkrahjen që po merr nga qytetarët e çdo ane të Gjilanit, duke theksuar se bashkë me ta, LDK do ta sjellë fitoren dhe qeverisjen që e meriton qyteti.

#ArberIsmajli #LDK #GjilaniPertej #BashkePerFitore👓 #113 #DritaIsufiAhmeti

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 2 =

Previous Post

Arbër Ismajli takim domethënës me Mulla Bashkimin: Gjilani meriton shumë më shumë!

Next Post

Arbër Ismajli prezanton premtimet kryesore për Zhegër: Investime në ujësjellës, infrastrukturë dhe zhvillim lokal

Advertisement