Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha për zhvillimin e Gjilanit të ri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, bashkë me kandidatën për Asamblenë Komunale, Shpresa Kurteshi Emini, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e Livoçit të Epërm, ku u diskutua hapur për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kësaj zone.

Në këtë mbrëmje të veçantë me qytetarë që e duan vendin dhe besojnë në një të ardhme më të mirë, Ismajli theksoi se Livoçi i Epërm ka potencial të jashtëzakonshëm, por për shumë vite është lënë pas dore nga qeverisjet e kaluara. Ai premtoi se në planin e ardhshëm qeverisës të LDK-së, kjo pjesë do të përfshihet në projektet madhore që prekin çdo familje dhe çdo sektor.

“Ne nuk premtojmë shumë, por atë që e themi – e bëjmë. Do të qeverisim bashkë me qytetarët, për një Gjilan të ri, me mundësi të barabarta për të gjithë. Vetëm të bashkuar mund ta vendosim përpara Gjilanin dhe ta kthejmë Livoçin e Epërm në shembull të zhvillimit e ndryshimeve pozitive,” tha Ismajli.

Advertisement

Në fund, ai falënderoi qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe besimin e dhënë, duke theksuar se fitorja do të vijë përmes bashkimit, punës dhe përkushtimit të përbashkët.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine − two =

Previous Post

Uran Ismaili: Prishtina mes dy zgjedhjeve – planeve e mia të menjëhershme apo premtimeve 10 vjeçare të parealizueshme

Next Post

Ismaili-Ramës: Unaza e Jashtme premtim i parealizueshëm, qytetarët ende vuajnë për pritore autobusësh

Advertisement