Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: “Koha për ndryshim ka ardhur – Gjilani po hyn në një epokë të re pune dhe dinjiteti”

Një atmosferë e jashtëzakonshme ka mbizotëruar në takimin e kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, me banorët e lagjeve Qendra, Iliria dhe Xhamia e Vogël.

Takimi u shndërrua në një mbrëmje plot emocion, entuziazëm dhe shpresë, ku qytetarët shprehën besimin e tyre për ndryshimin që po afrohet në Gjilan.

“Një grup njerëzish të jashtëzakonshëm, fytyra të buzëqeshura, duar të bashkuara dhe një zë i vetëm – që koha për ndryshim ka ardhur përfundimisht,” – tha Ismajli në fjalën e tij.

Advertisement

Ai theksoi se Gjilani po hyn në një epokë të re, të punës, zhvillimit dhe dinjitetit, duke u zotuar për qeverisje të ndershme e afër qytetarit.

“Nuk po flasim për premtime të kota, por për veprime të prekshme – për rrugë që ndriçojnë, lagje të pastra, investime që sjellin jetë dhe një qeverisje që i shërben qytetarëve, jo pushtetarëve,” – theksoi ai.

Arbër Ismajli falënderoi qytetarët për mikpritjen, mbështetjen dhe besimin që po i japin çdo ditë, duke theksuar se fryma që po vjen nga Gjilani është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit.

“Shihemi bashkë në bashkëqeverisje!”, përfundoi Ismajli.

#BashkëPërFitore 👓
#GjilaniPërtej
#ArberIsmajli #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + two =

Previous Post

Arbër Ismajli: Gratë janë forca dhe fryma e çdo ndryshimi në Gjilan

Next Post

Uran Ismaili me mbështetje të madhe në Kodrën e Trimave, i fton sonte nga ora 19:00 në “Zenel Hajdini”

Advertisement