Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli fton qytetarët në tubimin qëndror më 8 tetor në bulevardin “Ibrahim Rugova”

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se tubimi qëndror i fushatës së tij do të mbahet më 8 tetor në bulevardin “Ibrahim Rugova”.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftoj se tubimi qëndror do të mbahet më 8 tetor në Bulevardin ‘Ibrahim Rugova’. Ne ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim madhështor, të tregojmë fuqinë e qytetarëve të vendosur dhe të bashkuar për një Gjilan të ri”, ka shkruar Ismajli.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në komunë, duke shtuar se vetëm së bashku mund të arrihet fitorja.

Advertisement

“Bashkë mund ta sjellim ndryshimin që e meritojmë. 🫶🏼 Bashkë për fitore!”, përfundon postimi i tij.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 15 =

Previous Post

Ali Ahmeti anulon të gjitha aktivitetet partiake në ditën e fundit të fushatës, do të marrë pjesë në protestën për UÇK-në në Tiranë

Next Post

Arbër Ismajli prezanton premtimet kryesore për Lagjën e Tetë në Gjilan

Advertisement