Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Do të jemi pranë çdo biznesi në Gjilan për zhvillim dhe punësim

 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale, Gresa Avdiu, Sami Ahmeti, Burim Elezi dhe Bedri Ajeti, kanë vizituar fabrikën për prodhimin e kubëzave të betonit “3EGroup”, të udhëhequr nga z. Rexhep Kadriu.

Ismajli tha se vizita ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër profesionalizmin, pasionin dhe teknologjinë moderne që ky biznes përdor për prodhimin e kubëzave me cilësi të lartë, të domosdoshme për trotuare, parkingje dhe hapësira të tjera publike e private.

Advertisement

“Bashkë me ekipin tonë diskutuam për mënyrat se si mund të mbështesim më tej bizneset vendore dhe infrastrukturën e qytetit. Si qeveri e ardhshme lokale, premtojmë se do të jemi pranë çdo biznesi në Gjilan, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim dhe duke hapur më shumë mundësi punësimi,” u shpreh Ismajli.

Ai falënderoi z. Kadriu për mikpritjen dhe ndarjen e përvojës së tij, duke e cilësuar si shembull të suksesit vendor që duhet të mbështetet për të fuqizuar ekonominë e qytetit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − fifteen =

Previous Post

Arbër Ismajli: Gjilani ka potencial të madh ekonomik, bizneset do të jenë partnerë zhvillimi

Next Post

Uran Ismaili: Ndryshimi po ndjehet, qytetarët e Prishtinës po rreshtohen pas zgjidhjeve të mia të matshme dhe të prekshme (VIDEO)

Advertisement