Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: “Besimi i Llashticës na jep forcë për të rishkruar historinë e Gjilanit”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar fshatin Llashticë, ku u prit në familjen e Artan Canit, kandidat për Asamblenë Komunale me numrin 16.

Ismajli falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e sinqertë, duke theksuar se Llashtica heroike gjithmonë ka qenë krah LDK-së.

“Artani është një djalë i përkushtuar, profesionist e humanist i veçantë, i gatshëm të japë kontribut të madh për Gjilanin tonë, dhe jam krenar që është pjesë e ekipit tonë fitues,” tha Ismajli.

Advertisement

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për familjen Cani dhe gjithë banorët e Llashticës për besimin dhe përkrahjen, duke nënvizuar se ky besim është forca që e shtyn përpara ekipin e tij.

“Ky besim na jep forcë dhe na siguron se jemi në rrugën e duhur drejt rishkrimit të historisë në Gjilan. Bashkë, me vullnetin e secilit prej jush, do ta jetësojmë ndryshimin. Fitorja është e juaja dhe e familjeve tuaja,” theksoi kandidati i LDK-së për Gjilan.

#BashkëPërFitore #GjilaniPërtej #ArberIsmajli #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + five =

Previous Post

Tahiri: Kurti, kërkoi lëmosh politike në Amerikë – Mashtrimi i tij kalon veç te VV’ja

Next Post

Arbër Ismajli premton ndërtimin e 3 shkollave të reja në Gjilan

Advertisement