Dark Mode Light Mode

Arber Ismajli: “Ask Foods” dëshmon se prodhimi vendor është fuqia e Gjilanit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Arzie Jusufi, vizituan kompaninë prodhuese “Ask Foods”, një ndër ndërmarrjet më të suksesshme të qytetit.

Ismajli vlerësoi organizimin profesional dhe teknologjinë moderne me të cilën funksionon kompania, e cila prodhon ushqime bio të cilësisë së lartë dhe ka arritur të depërtojë me produktet e saj edhe në tregjet ndërkombëtare.

“‘Ask Foods’ tregon qartë se prodhimi vendor mund të jetë konkurrent kudo. Do të angazhohemi fuqishëm që bizneset prodhuese dhe shërbyese të Gjilanit të mos lihen kurrë anash,” tha Ismajli, duke theksuar se në programin për Gjilanin e ri, mbështetja për bizneset serioze që investojnë në qytet do të jetë prioritet kryesor.

Advertisement

Ai falënderoi drejtuesit e kompanisë për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar se bashkëpunimi me bizneset lokale do të jetë thelbësor në rindërtimin ekonomik të Gjilanit si kryeqendër e Anamoravës.

👓 #BashkëPërFitore
🏙 #GjilaniPërtej
🗳 #ArberIsmajli #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − fourteen =

Previous Post

Arber Ismajli viziton kompaninë “Jaffa Plus” – shembull i suksesit vendor dhe punës me përkushtim

Next Post

Arber Ismajli viziton “GEMS-MEKANIK” në Livoç të Ulët – shembull i mjeshtërisë, inovacionit dhe përkushtimit vendor

Advertisement