Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Ansambli “Gjilani” është krenaria kulturore e qytetit dhe e Republikës

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka vizituar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani” bashkë me kandidatin për Asamblenë Komunale, Fahredin Hajdarin, duke e cilësuar këtë ansambël si “njërën prej pasurive më të çmuara kulturore të qytetit”.

“Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘Gjilani’ është njëra nga skuadrat kulturore që na bëjnë krenar si Gjilan dhe si Republikë. Ishte moment krenarie me pa nga afër punën, përkushtimin dhe dashninë që këta artistë e japin çdo ditë për ta mbajtur gjallë kulturën dhe traditën tonë,” deklaroi Ismajli.

Ai theksoi se ky ansambël ka përfaqësuar me dinjitet Gjilanin dhe Kosovën në shumë skena, duke u bërë ambasador i vlerave kombëtare përmes këngës e valles.
“Me shumë pasion, sakrificë dhe pa kushte të mëdha, ata e mbajnë gjallë shpirtin e këtij qyteti të bekuar,” shtoi ai.

Advertisement

Ismajli u zotua se në qeverisjen e tij, kultura dhe arti do të kenë vendin që e meritojnë, duke premtuar rikthimin e Ansamblit të Qytetit të Gjilanit si institucion me mbështetje të qëndrueshme.
“Do t’u japim mbështetje të plotë, sepse qyteti që e mbron kulturën e vet, e mbron edhe shpirtin dhe pasqyrën e vet përfaqësuese,” theksoi kandidati i LDK-së.

Në fund, ai falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe emocionin që ndau me artistët:
“Gjilani ka me u kthy në qendër të kulturës e traditës, aty ku i ka hije me qenë!”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × five =

Previous Post

Arbër Ismajli: Mësimdhënësit janë heronjtë e përditshmërisë që mbajnë gjallë dritën e dijes në Gjilan

Next Post

Arbër Ismajli: Banorët e Dardanisë I dhe II bashkë për ndryshim të jashtëzakonshëm në Gjilan

Advertisement