Dark Mode Light Mode

Arben Gashi mohon lajmet e rreme: Nuk kam deklaruar se votat më janë vjedhur brenda LDK-së

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas qarkullimit të disa lajmeve të rreme, sipas të cilave pretendohet se ai ka deklaruar se ka mbetur jashtë Kuvendit për shkak se i janë vjedhur votat brenda partisë së tij.

Gashi ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë deklarim të tillë dhe se po pret përmbylljen e plotë të procesit zgjedhor për të pasur një rezultat final zyrtar.

“Nuk kam bërë asnjë deklarim lidhur me procesin zgjedhor apo me rezultatin, pasi presim që procesi të përmbyllet dhe të kemi rezultatin final zyrtar,” ka shkruar Gashi, duke i cilësuar këto lajme si dashakeqe dhe sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj parimeve demokratike në vend.

Advertisement

Ai ka falënderuar qytetarët për interesimin dhe përkrahjen e treguar para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, duke shtuar se për çdo zhvillim të mëtejmë do të informojë opinionin publik në kohë dhe në mënyrë zyrtare.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 + 8 =

Previous Post

‘Noa’ dhe ‘Elektroprivreda Srbije’ bashkëpunuan për manipulim të rritjes së çmimit të rrymës në Kosovë, sipas KOSTT

Next Post

Lagja e pasanikëve - Fqinjët e Abdixhikut dhe Haradinajt votojnë për Albin Kurtin

Advertisement