Dark Mode Light Mode

Arba Kokalari, shqiptarja vjen në krye te Parlamentit Europian

Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare sapo është zgjedhur si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Mësohet se Kokalari do të jetë një prej raportueve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin.

Me marrjen e këtij posti Kokalari është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, vend shtet në të cilin edhe jeton prej kohësh.

Advertisement

Duke qenë se forca politike ku shqiptarja bën pjesë, fitoi 17.6 % të votave bëri të mundur që katër eurodeputetë përfshirë dhe Kokalarin të shkonin në Parlamentin Europian.

Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + thirteen =

Previous Post

Preshevë, themelohet Shoqata "Gratë në Luginë" (Women in The Walley) e drejtuar nga Adelina Fazliu

Next Post

Brestovci: Bashkë me investitorët e diasporës, prioritet industrinë e ushqimit që do të ndihmoj 10-15 mijë bujq

Advertisement