Dark Mode Light Mode

Apple, kompania më e madhe në SHBA

Gjiganti i teknologjisë Apple ka kaluar sërish korporatën e naftës Exxon-Mobil si kompania më e madhe amerikane.

Aksionet e Apple-it u rritën për afro 6 për qind – duke çuar kapitalizmin e tij në 415 miliardë dollarë – ndërsa ato të Exxon-it ranë për 1 për qind.

Exxon ka qenë kompania më e madhe amerikane që nga viti 2005, ndonëse për pak kohë ka humbur vendin e parë nga Apple, në gushtin e kaluar.

Advertisement

Gjiganti i softuerit, Microsoft, me kapitalizmin e tregut prej 247 miliardë dollarësh, mban pozitën numër 3.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 11 =

Previous Post

Koha për Athinën po mbaron - ECOFIN diskuton për Greqinë dhe paktin fiskal

Next Post

Pitt: Dikur pija çdo ditë marihuanë

Advertisement