Dark Mode Light Mode

GJENEVË: Annan: Presion ndaj Sirisë dhe kryengritësve

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Siri, Kofi Anan, tha sot në Gjenevë se vendet me ndikim duhet ta shtojnë presionin ndaj Sirisë dhe grupeve kryengritëse, për ta përfunduar dhunën në këtë vend.

 

Mëtutje, ai theksoi se koha për implementimin e planit të tij gjashtëpikësh për Sirinë po kalon dhe i ka ftuar fuqitë botërore të takohen në Gjenevë, për të diskutuar për këtë plan më 30 qershor.

Zoti Anan u tha reporterëve se ende nuk është e sigurt nëse ky takim do të mbahet.

Advertisement

Nga ana tjetër, burime opozitare siriane dhe televizioni shtetëror thanë se afro 25 vetë janë vrarë në fshatin Darat Azhah në provincën veriore, Alepo.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + 5 =

Previous Post

Reagon UGK naj vendimit të shpejtuar të Kuvendit

Next Post

FBI ndihmon për të hetuar rastin Asanaj

Advertisement