Dark Mode Light Mode

Ana tjetër e Berishës

Ai është Kryeministri që jo rrallë paraqitet disi i sertë, kur vjen puna për të atakuar opozitën. E bën atë në shumë mënyra, nga akuzat e forta e deri tek ironia e hollë, por gjithsesi imazhi që na përcjell është ai i një burri të fortë e mjaft strikt. Por me sa duket, ka edhe në jetën e zotit Berisha momente kur pamjes së ashpër, ia zë vendin një imazh disi më i butë, sidomos kur është në ambiente të rinjsh. Siç ndodhi fundjavën e kaluar, kur preferoi ta shohë ndeshjen finale Itali-Spanjë mes të rinjsh të Forumit Rinor të PD-së. Ja p.sh. një mimikë e tij, të cilën kushedi se kur mund t’ju bjerë rasti ta shihni përsëri. Është pranë këngëtares Greta Koçi dhe është tërësisht i përkushtuar që të dalë i buzëqeshur në foto me të. Dhe siç e shihni, ia ka dalë për bukuri…

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − sixteen =

Previous Post

Nejmar: Duam medaljen e artë në Olimpiadë

Next Post

Cana, pushime me të dashurën italiane në Dhërmi

Advertisement