Dark Mode Light Mode

Ambasadori i OSBE vizitë KKSH-së

Pas takimit në Beograd kreu i misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea
Orizio vizitoi sot Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, ku takoi kryetarin
Ragmi Mustafa,dhe zv/kryetarin Enver Memeti

Gjatë takimit ambasadori i uroi edhe njëherë kryetarit për pozitën e re dhe i siguroi për
mbështetjen e mëtutjeshme të OSBE-së për KKSH-në drejt konsumimit të kompetencave
ligjore si dhe realizimin të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari Mustafa diskutoi me Ambasadorin e OSBE për çështjet tjera që janë ekskluzive
të KKSH-së si kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe e posaçërisht
vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e
Preshevës

Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Mustafa dhe zëvendësi Memeti u takuan edhe
me drejtuesit e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç
dhe ekipin e tij me ç‘rast u diskutua për sfidat që presin KKSH-në gjat këtij mandati të ri.
Vlen të theksohet se që nga ardhja ne pozitë e udhëheqësisë së re, kjo është vizita e
katërt në dy javët e fundit e përfaqësuesve ndërkombëtare të vendosur në Beograd.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 18 =

Previous Post

O Hashim, pse bre burr Preshevën se përmende në OKB, bile një herë

Next Post

Bernë, Ja cfare thonë nga Qeveria zvicerane për ushtrine e Kosovës

Advertisement