Dark Mode Light Mode
Shqipëria e mund Polonin, nëse është vetvetja!
Kryetari i Alternativa për Ndryshim: Ragmi Mustafa i jep tender 5.4 milionë dinarësh medias së afërt me të për “promovimin” e Zonës Industriale

Kryetari i Alternativa për Ndryshim: Ragmi Mustafa i jep tender 5.4 milionë dinarësh medias së afërt me të për “promovimin” e Zonës Industriale

Kryetari i Alternativa për Ndryshim në Preshevë ka reaguar publikisht ndaj ndarjes së një tenderi prej 5.4 milionë dinarësh, duke akuzuar kryetarin e komunës, Ragmi Mustafa, për favorizim të mediave të afërta me pushtetin.

Sipas këtij subjekti politik, tenderi në fjalë është dhënë kinse për promovimin e Zonës Industriale, një projekt për të cilin, sipas tyre, tashmë janë shpenzuar rreth 1 milion euro pa rezultate konkrete në terren.

“Nuk kanë mjaftuar 1 milion euro që janë avulluar për projektin e Zonës Industriale. Ragmi Mustafa tash i ndan edhe një tender prej 5.4 milionë dinarësh medias së afërt me të”, thuhet në reagimin e Alternativës për Ndryshim.

Advertisement

Ata shtojnë se, sipas vlerësimit të tyre, Zona Industriale nuk ka përmbajtje reale për t’u promovuar, duke e cilësuar gjendjen aktuale si të papërshtatshme për një fushatë të tillë.

“Në fakt, të gjithë e kemi parë se aty nuk ka se çfarë të promovohet, përveç gërmadhave”, theksohet më tej në reagim.

Në të njëjtin reagim, Alternativa për Ndryshim përmend edhe emrin e Ardita Sinanit, për të cilën pretendon se ka rol në nënshkrimin e tenderëve, duke e cilësuar këtë si praktikë të përsëritur në proceset e prokurimit.

“Edhe në këtë tender, si në çdo tender tjetër të Ragmi Mustafës, roli i Ardita Sinanit është i njëjti… nënshkrimi i këtyre tenderëve dhe asgjë tjetër”, thuhet në reagim.

Reagimi është nënshkruar nga Visar Memeti, kryetar i Alternativës për Ndryshim.

Deri në momentin e publikimit, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Komuna e Preshevës apo nga palët e përmendura në lidhje me këto akuza.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + 4 =

Previous Post

Shqipëria e mund Polonin, nëse është vetvetja!

Advertisement