Dark Mode Light Mode

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 41-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por atë të drejtë, duke u përballur me pushtuesit dhe duke rënë në Kodrën e Trimave, ku u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës pa kompromis, përcjell Klankosova.tv.

Advertisement

“Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre”, shkroi Ahmeti.

Ai po ashtu tha se ndihet krenarë që i pati shokë e drejtues.

“Jam krenar që i pata shokë. Jam krenar që i pata drejtues. Krenar është kombi që i pati. Dhe jam i bindur se vepra e tyre do të jetojë përherë si thirrje për dinjitet, qëndresë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.

Lavdi e përjetshme Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Ata ranë për të mos u harruar kurrë”, shkroi Ahmeti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 4 =

Previous Post

27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën dhe veprën e tij

Next Post

Hamiti: 867 mijë qytetarë votuan Ibrahim Rugovën President të Kosovës më 24 maj 1992

Advertisement