Dark Mode Light Mode

“Albin Kurtit po i rritet popullariteti”

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se e gjithë propaganda që po bëhet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje këto ditë e ka burimin tek milionat që, sipas saj, po humbin çdo ditë të korruptuarit e qeverisjeve të kaluara.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka renditur disa nga vendimet e Qeverisë Kurti dhe i është referuar disa burimeve që tregojnë për “keqpërdorimet e atyre që kanë qëndruar gjatë në pushtet”.

“Qeveria Kurti për 52 ditë qeverisje vendosi standard të ri politik, duke ulur pagat për veten, duke hequr privilegjet, duke shkarkuar bordet joprofesionale e me performancë të dobët, duke anuluar kontratat korruptive. Derisa partive politike po u pengojnë këto standarde, qytetarët po i mbështesin, andaj dhe përkrahja për Albin Kurtin dhe LV! rritet çdo ditë e më shumë, ashtu si dhe makthi i të korruptuarve të cilëve tashmë u ka kaluar koha”.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − 8 =

Previous Post

Kurti: Dy herë e kam takuar Grenellin, e kam shikuar në sy por nuk i kam thënë që do e heqim tarifën pa reciprocitet

Next Post

Qytetarët mirëpresin ndryshimin e orarit të kufizimeve në lëvizje nga Albin Kurti

Advertisement