Dark Mode Light Mode

Aksion i madh bastistjeje në Burgun e Dubravës

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje, me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

Advertisement

Në këtë aksion kanë dhënë mbështetje edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.

Shërbimi Korrektues i Kosovës shpreh falënderimin për mirëkuptimin e të burgosurve gjatë zhvillimit të këtij aksioni, i cili ka për qëllim vetëm rritjen e sigurisë dhe mbajtjen e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − 1 =

Previous Post

Ish ushtari i UÇK-së u gjet i vdekur afër varrezave, i afërmi i tij: Moskujdesi institucional për rehabilitimin e luftëtarëve po i bën ta privojnë vetën nga jeta

Next Post

Organizohet protestë në Prishtinë për lirimin e ish-policit, Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi

Advertisement