Dark Mode Light Mode

Aksidentohet vetura e policisë dhe një taksi në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në Prishtinë, tek udhëkryqi i konvikteve.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Advertisement

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana. Pllana bëri të ditur se katër persona janë lënduar.

“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku melëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci në Prishtinë. Në aksident janmë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + six =

Previous Post

“Viti historik i Kosovës”, analisti i Favoritit, Alban Lumi i përmend të arriturat dhe sukseset e futbollit kosovar në vitin 2025

Next Post

Deri në 3 orë pritje në Merdare

Advertisement