Dark Mode Light Mode

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova

Një aksident i rëndë në Slloveni ka marrë jetën e një 28-vjeçari nga Kosova.

Bëhet fjalë për Leunin Kastratin, nga fshati Turjakë i Malishevës, kështu bën të ditur faqja Fshati Turjakë.

“Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postim faqja e fshatit.

Advertisement

Ngjarja tragjike ka tërhequr vëmendjen edhe mediat në Slloveni.

Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.

Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, i cili udhëtonte drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi barrierën ndarëse të korsive dhe u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas u përplas edhe një furgon.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Shkaqet e humbjes së kontrollit mbi mjet mbeten ende të paqarta dhe janë në hetim nga autoritetet sllovene.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 9 =

Previous Post

Osmani takohet me Prattipatin, temë diskutimi konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve

Next Post

Gjeneral Jashari njoftohet me ‘Black Hawk’ në Ajova: Kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në

Advertisement