Dark Mode Light Mode

Aksident trafiku në Pejë, vdes vëllai i Gjestit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Pejë.

Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Policia e Kosovës është deklaruar për këtë aksident, ku u tha se e përfshirë ishte një makinë dhe një katerçikletë.

Advertisement

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Fadil Gashi.

Edhe pse nga Policia nuk u dhanë detaje shtesë, në media tanimë u raportua se viktima nga ky aksident është vëllai i artistit dhe fituesit të “BBVA”, Gjestit.

Eldion Kelmendi thuhet të ketë humbur jetën si shkak i aksidentit, derisa i lënduar nga ky aksident mbeti Kadri Berisha.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + 12 =

Previous Post

Aksidenti me fatalitet në Qungur të Pejës, konfirmohet nga Policia: Vdes një person

Next Post

Besnik Osmani premton se do të vazhdojë mbështetjen për bizneset vendore

Advertisement