Dark Mode Light Mode

Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, konkretisht në rrugën “Dah Polloshka”.

Njësitet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është tërhequr një person pa shenja jete. Viktima ishte drejtues i automjetit, mashkull rreth 81 vjeç.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke zhvilluar hetime, ndërsa në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =

Previous Post

Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë

Next Post

Bekim Haxhiu: Votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike

Advertisement