Dark Mode Light Mode

Ahmeti: Ramazani na sjell më afër familjes dhe miqve

Kam nder të veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe në emrin tim personal, të uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, thuhet në urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
“Muaji i agjërimit promovon vlerat familjare, në të cilat ne besojmë fuqishëm, dhe na sjell më afër familjarëve, miqve dhe dashamirëve. Kjo lidhje dhe solidaritet midis njerëzve gjatë muajit të Ramazanit është edhe më e fortë dhe më e qëndrueshme për arsye se nëpërmjet të respektit ndaj vlerave familjare dhe ndaj njëri tjetrin, ne jemi më afër edhe më Perendinë. Zoti ju bekoftë dhe shpirti i solidaritetit dhe bëmirësisë le të na udhëzojë në veprimtaritë tona për të mirën e përbashkët të të gjithë neve”, thuhet në urimin e Ahmetit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 4 =

Previous Post

Urime muaji i shenjt i agjerimit -RAMAZANI

Next Post

Garon në Londër në muajin e tetë të shtatzënisë

Advertisement