Dark Mode Light Mode

AHMETI: Per emrin e FYROM-it duhet ndermejtsuar SHBA-të dhe BE-ja

  Kryetari i Partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfishihen si ndërmjetës mes Shkupit dhe Athinës për gjetjen e emrit e të ri të Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO në vazhdimësi kanë qenë në menaxhim dhe zgjidhje të krizave në përmasa ndërkombëtare. Unë mendoj që zgjidhja do të jetë shumë më e shpejtë dhe e suksesshme nëse angazhohen SHBA, NATO dhe Bashkimi Europian”, tha për mediat kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Apeli i BDI-së nuk është pritur pozitivisht tek pala maqedonase. Ish-presidenti Branko Cervenkovski, në cilësinë e liderit aktual të opozitës ka vlerësuar se përmes kësaj ideje Maqedonia do të shndërrohej në protektorat ndërkombëtar. Ndërkohë, kryeministri Nikolla Gruevski ende nuk është prononcuar për këtë ide. Konflikti 20 vjecar me Greqinë për cështjen e emrit ka dëmtuar rëndë Maqedoninë në proceset euro-integruese. (PrJ/TCH)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 2 =

Previous Post

Vritet kushëriri i Fatmir Limajt

Next Post

Gjermania mund të t'i bie "pishmanit" me punën e vizave !

Advertisement