Dark Mode Light Mode

Aguero lojtari më i shtrenjtë në historinë e Sitit

Sulmuesi argjentinas Serxhio Aguero, ka kryer testet mjekësore te skuadra e tij e re, Mançester Siti, raportojnë mediat britanike.

Sipas këtyre mediave, argjentinasi për tri ore rresht iu është nënshtruar testeve mjekësore, dhe tashmë ai është lojtar i skuadrës së “qytetit”.

“Daily Mail” shkruan se Aguero do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit të Siti.

Advertisement

Pasanikët e Siti duhet të derdhin në arkën e Atletiko Madridit 35 milionë euro për argjentinasin.

Ai do të firmos kontratën pesëvjeçare, kurse raportohet se do të fitojë 200 mijë euro në javë.

23 vjeçari do të bartë numrin 16. Pasi ka kaluar testet mjekësore, ai në Tëitter, ka shkruar se tashmë është lojtari i Siti.

“Unë tash jam lojtar i Siti. Jam i lumtur që jam në këtë klub dhe në këtë qytet. Ju faleminderit të gjithëve për mikpritjen”, ka shkruara Aguero.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + seventeen =

Previous Post

Familjarët: Amy vdiq sepse la pijen

Next Post

Atletiko Madrid, 10 milionë euro për Diegon

Advertisement