Dark Mode Light Mode

Agjencia Europiane e Inteligjencës: Pas puçit në Turqi nuk qëndron Guleni

Gulen nuk qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tentuar më 15 korrik 2016.

 

Të paktën këtë konkluzion arrin agjencia europiane e inteligjencës, dokumente të të cilës citohen nga EuObserver.

Advertisement

 

Sipas dokumenteve në fjalë akuza që Ankaraja zyrtare ka ngritur ndaj Gulen fsheh synime të qarta pushteti dhe nuk lidhet me aktivitetin real të klerikut dhe rrjetit të tij në ngjarjet e verës.

 

Agjencia thekson se mes pjesëmarrësve në përpjekjen për grusht shteti ka patur gulenistë, por jo si pasojë e një urdhëri të kreut të tyre.

 

Dokumentet hamendësojnë se oficerët gulenistë të përfshirë ndoshta kanë ditur goditjen që pushteti do të aplikonte mbi ta dhe u përpoqën të godasin të parët Erdoganin.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four − three =

Previous Post

Lorik Cana bëhet zv/trajner i Kombëtares Shqiptare

Next Post

Profesori ngeli gjithë klasën por rezultoi eksperimenti më i mirë pas asaj që ndodhi

Advertisement