Dark Mode Light Mode

Agim Ademi, gjithmonë pranë djemve të Kombëtares – Takimi i fundit me Leon Avdullahun në Bazel, a po vjen te Kosova?!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, vazhdon të dëshmojë me vepra se është më shumë sesa një drejtues i një institucioni – ai është si një prind për futbollistët e Kombëtares. Ky përkushtim i sinqertë dhe i vazhdueshëm u dëshmua edhe një herë së fundmi në qytetin e Bazelit, ku Presidenti Ademi zhvilloi një takim të ngrohtë me talentin e madh të futbollit kosovar, Leon Avdullahu.

Takimi me Avdullahun erdhi pas një sezoni të jashtëzakonshëm për të, duke fituar titullin me FC Basel dhe duke siguruar një transferim të madh në Bundesligë te TSG Hoffenheim. Presidenti Ademi e uroi personalisht Leonin për sukseset e arritura dhe i dëshiroi fat në sfidën e re në një prej kampionateve më të forta në botë.

Ky gjest nuk është i pazakontë për Presidentin Ademi. Ai njihet për qasjen e tij njerëzore dhe për kujdesin që tregon për secilin futbollist të Kombëtares, pavarësisht ku ata ndodhen. Në çdo udhëtim të tij, kurdo që është afër qyteteve ku luajnë djemtë tanë, ai gjen kohë t’i takojë dhe t’i motivojë. Kjo afërsi e sinqertë krijon një ndjenjë familjare në brendësi të Kombëtares, duke forcuar edhe më shumë lidhjen mes FFK-së dhe futbollistëve.

Advertisement

Përkushtimi i Presidentit Ademi është një dëshmi e qartë se suksesi i futbollit kosovar nuk ndërtohet vetëm në fushë, por edhe me dashuri, respekt dhe përkrahje të vazhdueshme jashtë saj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 14 =

Previous Post

Memli Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa

Next Post

Spektakli “Nëna Terezë - Shqiptarja e gjithë botës” – Magjia që pushtoi Preshevën dhe lavdia e një kulture që jeton

Advertisement