Dark Mode Light Mode

Agani priti shefin e UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin

Ministri i Mjedisit dagghe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të premten në takim të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin.

Ministri Agani, fillimisht i uroi shefit të UNMIK-ut mirëseardhje në Kosovë, duke e vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm me këtë mision, dhe theksoi se Ministria që ai drejton do të vazhdojë të punojë së bashku më këtë mision, duke u mbështetur në realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri Agani e Shefin e UNMIK-ut, biseduan për tematikat që ndërlidhen me këtë ministri, me theks të veçantë për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Advertisement

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tanin, e siguroi ministrin Agani se UNMIK-u do të japë kontributin e vet edhe në fushat gjegjëse që kanë të bëjnë me këtë ministri.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − sixteen =

Previous Post

Igli Tare është në Turqi, për një yll të madh të futbollit

Next Post

OKB: SHBA dhe Franca e kundërshtuan ashpër Rusinë për Sirinë

Advertisement