Dark Mode Light Mode

Ae Kum An triumfon në kategorinë e Majlindës

Xhudisjta nga Koreja Veriore, Ae Kum An ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg, ku mori pjesë edhe xhudistja shqiptare, Majlinda Kelmendi. Në finale, koreanoveriorja e mposhti kubanezen, Xhanet Akosta Bermoi. Ndërkohë, me medalje të bronztë u stolisën italianja, Rosalba Forsiniti dhe francezja, Gneto Priskilla. Në konkurrencën e meshkujve në kategorinë deri 66 kg medaljes së artë iu gëzua gjeorgjiani, Lasha Shavdatuashvili, i cili në finale e mposhti hungarezin, Miklos Ungvari. Me medalje të bronztë u stolisën japonezi Masashi Ebinuma dhe koreanojugori Çon Jun Ho.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten + 13 =

Previous Post

Bedri - beteja për të vërtetën

Next Post

Xhaka këndon himnin kombëtar

Advertisement