Dark Mode Light Mode

Ademi uron FC Suhareka: Vazhdoni të shkëlqeni dhe t’i sjellni vlera shtesë Superligës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka përgëzuar FC Suhareka për suksesin e arritur në këtë edicion, duke u shpallur kampion i Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A.

Ky sukses i këtij klubi vjen qysh në edicionin e tij të parë të themelimit, pasi Suhareka u formua në verën e kaluar dhe pas problemeve të klubit prizrenas A&N arriti të fuzionohet dhe të bëjë gara në rangun e dytë të futbollit kosovar. Organizimi i mirë bëri që ky klub i ri të arrijë të ngjitet menjëherë në elitën e futbollit kosovar.

“Urime FC Suhareka për triumfin e madh!  Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë dhe inkuadrimi në AlbiMall Superligë është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tuaj.

Advertisement

Përkushtimi dhe puna e palodhur e drejtuesve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve tuaj është një shembull frymëzues për të gjithë. Uroj që në edicionin e ardhshëm të vazhdoni të shkëlqeni dhe t’i sjellni vlera shtesë AlbiMall Superligës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × two =

Previous Post

Duka ia shtrinë dorën e bashkëpunimit Serbisë, asaj dore me gjakun e njomë të shqiptarëve

Next Post

Ademi uron FC Ferizajin për rikthimin në AlbiMall SuperLigë

Advertisement